Top News/ Izraeli humbet katër ushtarë…Hezbollahu, ‘furi’ dronësh mbi bazën ushtarake
14/10/2024 12:05

Një sulm me dronë i kryer nga Hezbollahu në një bazë ushtarake në Izraelin qendror ka vrarë katër ushtarë dhe ka lënë të plagosur shtatë të tjerë të dielën, më 13 tetor, tha ushtria izraelite. Ky është sulmi më vdekjeprurës i kryer nga grupi militant libanez që kur Izraeli nisi ofensivën tokësore në Liban dy javë më parë. Hezbollahu tha se sulmi afër qytetit Binjamina ishte në shenjë hakmarrjeje për sulmet ajrore izraelite në Bejrut më 10 tetor, kur u vranë 22 persona. Më vonë, grupi tha se kishte shënjestruar brigadën elite Golani të Izraelit, duke lëshuar dhjetëra raketa, teksa paralelisht kishte kryer sulme me dronë. Shërbimi kombëtar i shpëtimit në Izraeli tha se gjatë sulmit janë plagosur 61 persona. Për shkak të sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore që ka Izraeli, është e rrallë që kaq shumë njerëz të plagosen gjatë sulmeve me dronë apo raketa. Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore që një vit, që kur ka nisur lufta në Gazë. Por, luftime së fundi janë përshkallëzuar. Izraeli nisi një operacion tokësor në Liban më herët gjatë këtij muaji, me qëllim që të dobësojë Hezbollahun dhe të dëbojë grupin militant nga kufiri, me qëllim që të mund të kthehen në shtëpitë e tyre mijëra izraelitë të zhvendosur. Izraeli po lufton me Hamasin në Gazë dhe me Hezbollahun në Liban – dy grupe që mbështeten nga Irani – dhe pritet që të sulmojë Iranin në shenjë hakmarrjeje për një sulm raketor të kryer nga Teherani ndaj Izraelit më herët gjatë këtij muaji. Irani ka thënë se do të përgjigjet ndaj çdo sulmi izraelit.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50