Forcat izraelite vranë të paktën 24 palestinezë në tre sulme ajrore në orët e para të mëngjesit të së martës në qytetin e Gazës. Në meisn e viktimave ishte dhe një motër e Ismail Haniyeh, kreut të grupit militant Hamas. Ndërkohë tanket izraelite gjithashtu u futën më thellë në zonat perëndimore të Rafah në jug të enklavës gjatë natës, duke hedhur në erë shtëpitë.