Top News/ Izraeli godet sërish Hezbollahun / Eleminon anëtarë të tjerë të grupit në Liban
10/10/2024 11:58

Ushtria izraelite ka thënë më 10 tetor se e ka eliminuar një tjetër anëtar të rëndësishëm të Hezbollahut, teksa vazhdon të sulmojë këtë grup të mbështetur nga Irani. Adham Jahout, anëtar i “Rrjetit Terrorist të Golanit” në kuadër të Hezbollahut, është vrarë nga një sulm ajror në zonën e Kuneitras në Siri, ka thënë ushtria izraelite. Jahout ka qenë duke mbledhur inteligjencë nga burime brenda regjimit sirian, dhe ka lehtësuar operacione kundër Izraelit në Lartësitë Golan, ka thënë mes tjerash ushtria. Izraeli i ka aneksuar Lartësitë Golan pasi ka luftuar kundër Sirisë në luftën e vitit 1967. Ky aneksim nuk është njohur nga shumica e shteteve. Ndaras, ushtria izraelite ka thënë më 10 tetor se i ka eliminuar edhe dy komandantë të Hezbollahut në jug të Libanit, dhe që aeroplanët e tij kanë sulmuar depo të municionit në zonën e Bejrutit dhe në jug të Libanit. Identitetet e dy komandantëve nuk janë bërë të ditura. Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit. Sulmet e reja janë kryer teksa Shtetet e Bashkuara, aleatet kryesore të Izraelit, kanë paralajmëruar kundër bombardimeve në Liban, të ngjashme me ato që kanë shkatërruar Gazën. Ushtria izraelite e ka nisur ofensivën kundër Hamasit si shenjë hakmarrjeje, pas sulmeve të grupit në jug të Izraelit, në tetor të vitit të kaluar, duke lënë më shumë se 1.100 njerëz të vrarë. Bombardimet izraelite në qendër dhe veri të Gazës, në ditët e fundit, kanë vrarë dhjetëra njerëz, sipas zyrtarëve palestinezë.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00