Parlamenti i Izraelit ka miratuar një ligj që krijon një gjykatë të posaçme ushtarake për të gjykuar militantët palestinezë të akuzuar për pjesëmarrje në sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023, sipas të cilit mund të jepet edhe dënimi me vdekje. Projektligji mori mbështetje nga ligjvënësit e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, me 93 vota pro dhe asnjë nga 120 anëtarët e parlamentit nuk votoi kundër.