Top News – Izraeli e Hezbollahu 10 ditë paqe / Hyn në fuqi armëpushimi, raportohen të shtëna
17/04/2026 11:02

Media shtetërore e Libanit raportoi për vazhdim të sulmeve izraelite në jug të vendit, por këto raportime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur. Ushtria libaneze, në orët e para të së premtes pretendoi për disa “shkelje të armëpushimit” nga ana e Izraelit dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos kthehen menjëherë në fshatrat jugore. Për arritjen e armëpushimit njoftoi një ditë më parë presidenti amerikan, Donald Trump, dhe më pas arritja e tij u konfirmua edhe nga udhëheqësit izraelitë dhe libanezë. Trump njoftoi për armëpushimin pasi bisedoi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentin libanez, Joseph Aoun. Presidenti amerikan tha se planifikon t’i takojë të dy udhëheqësit brenda një ose dy jave. Përmes një video-deklarate, Netanyahu tha se ishte pajtuar për një armëpushim 10-ditor dhe se ekziston mundësia për të arritur një marrëveshje historike me Libanin pas dekadash konflikt. Presidenti amerikan tha se armëpushimi përfshin edhe Hezbollahun, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesë të mëdha të jugut të Libanit. Në një postim në rrjetet sociale pasi armëpushimi hyri në fuqi, Trump shkroi: “Shpresoj që Hezbollahu të sillet mirë gjatë kësaj periudhe të rëndësishme. Do të ishte një moment I MADH për ta nëse e bëjnë këtë. Jo më vrasje. Duhet më në fund të ketë PAQE!”. Libani ka këmbëngulur që të arrihet një armëpushim para se të zhvillojë bisedime të mëtejme, por ka premtuar se do të çarmatosë militantët e Hezbollahut. Disa pamje të publikuara nga AFP tregonin njerëz duke u kthyer në bastionin e Hezbollahut dhe disa prej tyre valëvitnin flamurin e verdhë të grupit, që mbështetet nga Irani, ndërsa të tjerë mbanin fotografinë e udhëheqësit të vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Paraprakisht, Hezbollahu u kishte bërë thirrje banorëve që të mos kthehen në zonën në jug të Libanit, para se të jetë e qartë se armëpushimi po respektohet. Ky grup po ashtu u ka kërkuar njerëzve që të mos festojnë me armë.

Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42