Vetëm pak ditë pasi Donald Trump njoftoi zgjatjen tre-javore të armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit, situata në terren mbetet e tensionuar, me akuza të ndërsjella për shkelje të marrëveshjes. Forcat Mbrojtëse të Izraelit deklarojnë se shkelja më e fundit ka ardhur nga Hezbollahu, i cili sipas tyre ka lëshuar dronë shpërthyes drejt ushtarëve izraelitë në jug të Libanit.