Top News – Izraeli do të kalojë krizën/ Kur të vaksinohet një e treta e popullatës…
31/01/2021 19:47

Izraeli mund ta tejkalojë krizën me koronavirus, vetëm kur një e treta e popullsisë të vaksinohet, tha një zyrtar të dielën. Ky parashikim do të thotë se Izraelit do t’i duhet më shumë kohë që të krijojë imunitet në mesin e popullatës së saj sesa ishte menduar më herët. Izraeli është vendi që po kryen vaksinimin e popullatës më së shpejti në botë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu më 19 janar deklaroi se kur të vaksinohet pjesa më e ndjeshme e popullatës apo rreth 24 për qind e 9 milionë banorëve, atëherë do të mund të rihapej ekonomia. Ai kishte parashikuar se rihapja mund të ndodhë në muajin shkurt. Por, pavarësisht fushatës së gjerë të vaksinimit, deri në mesin e janarit nuk ka pasur ndryshim në situatën epidemiologjike. Pavarësisht se Izraeli është në izolimin e tretë mbarëkombëtar, rastet e reja dhe vdekjet po vazhdojnë të rriten, në mesin e popullsisë që nuk është vaksinuar. Për këtë trend negativ, zyrtarët kanë fajësuar variantet e reja të koronavirusit. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Yoav Kisch ka thënë se “qëllimi ynë është të vaksinojmë 5.5 milionë qytetarë, dhe besoj se atëherë do të shohim ndryshimin”. “Çdo gjë që kryeministri ka parashikuar do të ndodhë, por me gjasë do të ketë disa javë vonesë”, tha ai për radion publike Kan. Deri të shtunën, 1.7 milion izraelitë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe BionTech, tha Ministria e Shëndetësisë së Izraelit. Ndërkaq, 1.3 milion qytetarë kanë marrë dozën e parë dhe presin që t’iu administrohet edhe doza e dytë, tha ministria. Netanyahu po bëhet gati për rizgjedhje më 23 mars. Ai dëshiron që ta zgjasë masën e izolimit, që mbaron të dielën mbrëma, por po përballet me kundërshti nga partneri i tij i koalicionit, njëherësh rivali politik, ministri i Brendshëm, Benny Gantz. Fushata e vaksinimit në Izrael nuk përfshin edhe pothuajse 5.2 milionë palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Autoritetet lokale atje kanë organizuar ndaras fushatën e tyre të vaksinimit.

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB