Top News – Izraeli dhe Hamasi, luftë në tunele/’Metroja e Gazës’, sfida e madhe e ushtrisë izraelite
25/10/2023 14:21

Sfidat më të mëdha që priten për ofensivën e pritshme tokësore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës ndodhen nën tokë: sistemi i tuneleve të Hamasit militant. Organizata që kategorizohet nga SHBA, BE, Gjermania dhe vende të tjera si organizatë terroriste ka në dorë më gjasë rrjetin më të madh të tuneleve në botë - sisteme në përmasa të tilla të krahasueshme gjenden vetëm në Korenë e Veriut. Për shkak të qindra kilometrave tunele shtohen vështirësitë për ushtrinë izraelite në Rripin e Gazës, shkroi para pak ditësh, John Spencer nga Akademia Ushtarake e SHBA, Ëest Point në një artikull. "Kompleksi i zgjeruar nëntokësor është një problem me shumë të panjohura, për të cilat nuk ka zgjidhje perfekte." Në tërësi ky rrjet, sipas raportimeve e llogaritjeve përbëhet nga 1300 tunele me një gjatësi prej 500 km. Disa tunele madje kanë një thellësi 70 metra, shumica janë dy metra të thellë dhe dy të lartë. Ekspertët janë të mendimit, se 200 pengjet e marra nga Hamasi pas sulmit terrorist më 7 tetor janë futur në tunele. Këta shërbejnë sipas të dhënave edhe për depozitimin e armëve, artikujve ushqimorë, ujit, gjeneratorëve, karburanteve dhe pajisjeve të tjera. Po ashtu ekspertët janë të mendimit, se edhe drejtues të Hamasit fshihen në këto tunele. Ata do t'i vështirësojnë luftimet edhe pa to shumë të vështira në Rripin e Gazës me një dendësi të madhe popullsie. "Tunelet u lejojnë luftëtarëve të lëvizin të sigurtë dhe të lirë mes disa pozicionesh luftuese", është i mendimit Spencer. "Me këtë ata neutralizojnë avantazhet e Izraelit në lidhje me taktikën, armët, teknologjinë dhe organizimin.Fillimisht tunelet nëntokësore ishin ndërtuar për të sjellë mall nga Egjipti në Rripin e Gazës për shkak të bllokadës dhe më vonë të kontrabandohej mall edhe përmes Gazës dhe Izraelit. Pas forcimit të përpjekjeve për përgjim me dronë dhe aparate spiunazhi nga pala izraelite, Hamasi investoi gjithnjë e më shumë zgjerimin e rrjetit të tuneleve. Por vetëm pas operacionit ushtarak në vitin 2014, ushtria izraelite zbuloi përmasat e vërteta të tuneleve të Hamasit. Si rezultat, sfida e madhe për ushtrinë izraelite, në rast të pushtimit tokësor të gazës, është lufta në tunele. Nën tokë është errësirë dhe ftohtë. Zhurmat si ajo e breshërisë së armëve janë më të forta se mbi tokë, përdorimi i armëve trazon dheun duke krijuar pluhur. Tunelet po ashtu mund të jenë minuar.

Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43