Izraeli ka ndaluar përdorimin e krokodilëve për të ruajtur burgjet që strehojnë të burgosur terroristë. Gjykata e Qarkut të Jerusalemit ka lëshuar një urdhër që bllokon planin e Ministrit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir për të përdorur aligatorë rreth Burgut Ketziot, ku mbahen të burgosurit palestinezë. Vendimi i gjykatës vjen pas një peticioni të paraqitur në javët e fundit nga një OJQ për mbrojtjen e kafshëve, pasi autoritetet izraelite filluan të merrnin masa konkrete për të zbatuar planin e ministrit izraelit për të rrethuar një burg për të burgosurit palestinezë me qëllim që të "forcohej siguria" dhe të dekurajoheshin arratisjet e mundshme. "Krokodilët nuk janë armë, as instrumente ndëshkimi apo fushate politike", tha OJQ-ja në një deklaratë. "Urdhri në këtë fazë parandalon krijimin e precedentëve të pakthyeshëm, duke shkaktuar vuajtje serioze për kafshët dhe shpërdorimin e milionave", përfundon deklarata.