Më shumë se 30 palestinezë u vranë në Gaza si pasojë e sulmeve izraelite këtë të premte, tha ministria e shëndetësisë. Por krahas vazhdimit të operacioneve ushtarake, të zhvendosurit në Gazë po kërcënohen edhe nga uria. Sipas punonjësve të ndihmave, sasia e ndihmave që Izraeli po lejon të futen në Gazë tashmë ka arritur në nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës 14 mujore në këtë territor, duke përshkallëzuar gjendjen humanitare. Ndërkohë një autobis u sulmua pranë një vendbanimi izraelit në Bregun Perëndimor u sulmua me armë zjarri nga një person, duke shkaktuar plagosjen e të paktën tetë udhëtarëve. Sipas ushtrisë izraelite, sulmuesi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, sulmoi autobusin në afërsi të një vendbanimi të kolonëve izraelitë para se të vritej nga ushtria izraelite. Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike, shkruan Zëri i Amerikës.