Top News – Izraeli betohet-Gaza do rrafshohet! Trupat gati për pushtim, bombardimet nuk ndalen
11/10/2023 11:39

Izraeli ka vazhduar bombardimet mbi Gaza natën mes 10 dhe 11 tetorit, duke vrarë të paktën 30 persona. Ushtria e Izraelit tha të mërkurën në mëngjes se avionët e saj luftarakë goditën më shumë se 200 shënjestra në një lagje të Gazës, për të cilat tha se ishin shfrytëzuar nga Hamasi për të nisur sulmet e paprecedentta dhe të befasishme ndaj Izraelit në fundjavë. Një zëdhënës i Hamasit në Gaza tha të mërkurën se të paktën 30 persona u vranë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite gjatë natës. Numri i përgjithshëm i të vrarëve në enklavën e mbipopulluar bregdetare është rritur në 950, ndërsa janë plagosur 5.000 persona, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Ndërsa ushtria izraelite tha të mërkurën se numri i përgjithshëm i të vrarëve në Izrael ka arritur në 1.200 dhe se më shumë se 2.700 njerëz janë plagosur. “Kemi shumë të vrarë”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, koloneli Jonathan Conricus, në rrjetin social X. Shumica e viktimave sipas zyrtarëve, janë civilë, të vrarë me armë në shtëpitë e tyre, në rrugë apo në një festival të hapur. Shumë persona, të huaj dhe izraelitë, u morën peng dhe u dërguan në Gaza nga militantët e Hamasit. Militantët e Hamasit kërcënuan të hënën se do të vrasin pengjet izraelite, civilë dhe ushtarë, nëse Izraeli vazhdon ta bombardojë Gazën pa paralajmërim, por nuk ka ndonjë të dhënë që të tregojë se e kanë bërë një gjë të tillë ndërkohë që ushtria izraelite nuk i ndal sulmet ajrore. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, duke folur me ushtarët e mbledhur afër kufirit me Gazën tha se “Hamasi donte një ndryshim dhe do ta merrte atë. Nuk do të mbetet asgjë nga ajo që sot është në Gaza” – tha ai.

Top News – Skenari i Trump për luftën. Ishulli Kharg dhe rreziku global pas kapjes së tij
30/03 10:11
Top News – Nafta fluturon sërish. Pas planit të trump për të pushtuar Kharg
30/03 09:55
Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53