Top News/ Izraeli, beteja në rrugët e Gazës…deri sa të shfaroset Hamasi, ‘kapen’ dy spitale
20/12/2023 11:36

Ushtria izraelite ka marrë kontrollin dhe ka ndaluar stafin në dy prej spitaleve të fundit funksionale në veri të Gazës, ndërsa autoritetet izraelite deklarojnë se ushtria po punon për shfarosjen e Hamasit. Izraeli bombardoi të martën qytezat në jug të Gazës, duke vrarë të paktën 45 palestinezë, ndërsa vazhdon ofensivën, pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, paralajmëroi se fushata në jug të Gazës, do të zgjasë me muaj. Sipas tij, forcat izraelite po hyjnë në sistemin e tuneleve në veri të gazës, në kuadër të pastrimit final të rajonit, nga militantët. Në pjesën veriore të Gazës po zhvillohen ndërkohë operacione intensive, dhe për pasojë, autoritetet shëndetësore palestineze kanë thënë se dhjetëra njerëz janë vrarë nga bombardimet. Pas një takimi që pati me zyrtarët izraelitë të hënën, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i bëri thirrje Izraelit që të mbrojë civilët, por përsëriti se SHBA-ja mbështet Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit, duke thënë se nuk është aty “për të diskutuar periudha kohore apo kushte”. Deklaratat e tij dhanë një sinjal se SHBA do të vazhdojë të mbrojë Izraelin prej thirrjeve ndërkombëtare për një armëpushim, dhe do të ofrojë ndihmë për një prej fushatave ushtarake më vdekjeprurëse të shekullit 21. Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se mbi 19.600 njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gazë. Hamasi ka vazhduar të rezistojë ndaj sulmeve, duke nisur raketa në Izrael, por nuk është raportuar për të plagosur atje. Ushtria e Izraelit ka thënë se 131 ushtarë të saj janë vrarë në ofensivën tokësore në Gazë. Izraeli deklaron se ka vrarë rreth 7.000 militantë, pa ofruar dëshmi, dhe fajëson Hamasin se po përdor civilët si mburoja, kur lufton në zonat e banimit.

Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
DIGITALB DIGITALB