Më shumë se dhjetë ushtarë izraelitë janë vrarë në Gazë gjatë fundjavës, njoftoi ushtria izraelite të dielën. Luftimet e ditëve të fundit kanë qenë ndër më të ashprat që prej sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor. Në tërësi, Izraeli thotë se ka humbur 154 që nga fillimi i kundërpërgjigjes ushtarake ndaj Hamasit në Rripin e Gazës.