Gjykata e Tiranës urdhëroi shtrimin e përkohshëm në spital psikiatrik të Jetnor Zhabollit, 35 vjeçari i arrestuar me akuzën e izolimit të nënës dhe bashkëshortes së tij. Vendimi i gjykatës është marrë pas paraqitjes së akt-ekspertizës psiko-ligjore, sipas të cilës Zhabolli nuk ka qenë i përgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprimeve për të cilat u arrestua.