Top News – Izolim kombëtar në Itali/ Vendi ‘i blinduar’ fundjavën e Pashkës
12/03/2021 14:52

Italia do të vendoset nën një izolim në shkallë kombëtare për fundjavën e pashkës, ndërkohë që vendi po përpiqet të ndalë një shpërthim të ri rastesh të koronavirusit dhe shtrimesh në spital. Dyqanet jo të domosdoshme do të mbyllen në të gjithë vendin nga 3 prilli deri më 5 prill dhe në këto ditë, italianët do të mund të dalin nga shtëpitë vetëm për punë dhe arsye shëndetësore apo emergjence. Kryeministri Mario draghi thirri një mbledhje emergjente të kabinetit për të diskutuar masat, nga e cila u vendos që vendi do të jetë i blinduar për festën e pritshme të pashkës, dhe i gjithë vendi do të jetë zonë e kuqe nga data 3 deri në 5 prill. Ndërkohë që kufizimet e reja anti covid do të jenë të vlefshme nga 15 marsi deri në 6 prill. Ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës raportoi një ditë më parë rreth 26 mijë raste të reja anti covid dhe 373 viktima. Më shumë se 100 mijë viktima ka shkaktuar koronavirusi në itali që kur pandemia përfshiu vendin një vit më parë duke imponuar një izolim disa mujor dhe duke shkaktuar edhe një nga recesionet më të rënda që nga lufta e dytë botërore. Me variantet e reja më infektuese të virusit, rajonet më të populluara të Italisë, në veri, si Lombardia, që përfshin edhe Milanon, do ti bashkohen të tjerëve që janë klasifikuar si zona me rrezik të lartë, ose zona të kuqe, që nga e hëna, ashtu sic do të bëjë edhe kalabria në jug. Lazio, rajoni që përfshin Romën, do ti bashkohet atyre edhe pse situata është pak e paqartë. Rajone të tjera mes të cilëve Toskana dhe Liguria do të kalojnë në zona portokalli, ku dyqanet, muzetë, baret dhe restorantet mbyllen. Kjo e lë sicilinë të vetme në kategorinë më të ulët, zonë e verdhë, dhe sardenjën në kategorinë e re, zonë e bardhë, pa thuajse asnjë kufizim. Italia e nisi fushatën e vaksinimit në fund të dhjetorit por ashtu si edhe pjesa tjetër e evropës, ajo është shënjuar nga vonesa në shpërndarjen e vaksinave. Shqetësimet mbi efektet e mundshme anësore të vaksinës së astrazeneca-s, bënë që rregullatori italian i ilaceve të enjten të pezullonte dhënien e dozave. Tre vdekje të dyshimta janë regjistruar në sicili tek persona që kishin marrë vaksinën e astrazeneca-s dhe autoritetet kanë nisur hetimin për një lidhje të mundshme. Ministri i shëndetësisë, Roberto Speranca sidoqoftë ka siguruar se të gjitha vaksinat e përdorura në itali janë efikase dhe të sigurta.

Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
DIGITALB DIGITALB