Ishulli i Sazanit dhe Zvërneci janë dy pika investimi ambicioz që sollën në Shqipëri vajzën e presidentit amerikan, Ivanka Trump. Pas takimit në Vlorë me një grup prej gjashtëdhjetë arkitektësh të huaj, Trump ju drejtua edhe kryeqytetit ku u prit në godinën qeveritare nga kryeministri Edi Rama. Imazhe të bregdetit të Zvërnecit janë publikuar në rrjetet sociale të Ivanka Trump nën tingujt e muzikës tradicionale shqiptare.