Policia e Gjirokastrës ka zbardhur vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, i cili u ekzekutua në orët e para të 26 shtatorit, në aksin rrugor “Nivicë–Salari”. Trupi i pajetë i tij u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”. Pas hetimeve, uniformat blu kanë identifikuar dhe shpallur kërkim autorin çoban tw dyshur të vrasjes, i identifikuar si Kamber Sulçaj, 48 vjeç, banues në Mesaplik të Vlorës. 48-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas hetimeve, dyshohet se çobani 48-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt biznesmenit italian dhe personave që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara.