Është arrestuar në portin e Durrësit, njëri nga 9 italianët e shpallur në kërkim, si pjesë e një zinxhiri Call-Centerash në Shqipëri, të cilat mashtronin qytetarët italianë përmes bursave financiare online. Marco Laurenzi, nga Fermo e Italisë, pronari i kompanisë “Commercial Phantom”, është vënë në pranga teksa ishte duke u futur në territorin shqiptar. Me sa duket Laurenzi, nuk ka pasur dijeni për shpalljen në kërkim të tij, dhe sapo ka dorëzuar pasaportën në sportelin policor në portin e Durrësit, ai është arrestuar pasi në sistem rezultonte person i shpallur në kërkim.