Top News – Italianët e bëjnë sërish, ikin pa paguar/Babai njeh të birin:Do ta sjell të punojë gratis
29/08/2023 14:04

Dalin për të pirë një cigare jashtë lokalit e më pas largohen me vrap. Në këto ditë vere, është përsëritur një tjetër skandal i vogël, nën diell... edhe këtë radhë, shkruan Corriere della sera, ashtu sic ndodhi në shqipëri vetëm dy javë më parë, elementet kryesorë në histori janë tre: një grup të rinjsh italianë, një faturë e papaguar dhe një person i tretë që ndërhyn për të shlyer gabimin. Por këtë radhë, nuk është kryeministrja Giorgia Meloni. Ngjarja ka ndodhur në Msida, një qytezë e vogël bregdetare në ishullin e maltës, më 25 gusht. Protagonistë janë pesë adoleshentë sicilianë, me pushime, të gjithë rreth të 17-ave. Ata kishin shkuar për të ngrënë drekë në një restorant italian, kishin bërë një porosi prej rreth 100 eurosh. Më pas, ishin ngritur nga tavolina njëri pas tjetrit, me justifikimin për të pirë një cigare, duke u zhdukur. Pronarët e lokalit kanë denoncuar ngjarjen dhe mediat lokale kanë publikuar imazhet e kamerave të sigurisë. E kjo ka dhënë rezultate. Babai i një prej adoleshentëve të përfshirë në ngjarje, ka njohur të birin dhe ka kontaktuar me restorantin, duke u ofruar të paguajë llogarinë. Më telefonoi për të më kërkuar numrin e llogarisë që të paguante faturën – thotë pronari italian i lokalit. Më tha edhe se i biri ishte penduar. Unë i thashë se e vlerësoj xhestin, por se nuk kishte nevojë të shlyente llogarinë. Por ai insistoi ndaj i propozova që shumën e 100 eurove tia jepte një organizate bamirësie. Ideja ime i pëlqeu dhe në fund më telefonoi përsëri duke thënë se kishte paguar jo 100 por 250 euro. Por babai kishte shkuar akoma më tej, duke i thënë pronarit se do të dërgonte të birin për të punuar në restorant falas, verën e ardhshme...

Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05