Një anije shpëtimi me 230 emigrantë në bord, u ankorua në portin francez Toulon të premten, thanë autoritetet detare, në mesin e një mosmarrëveshjeje mes Francës dhe Italisë se cili vend është përgjegjës për ta. Ocean Viking, anije e operuar nga një organizatë joqeveritare franceze, i kishte shpëtuar emigrantët në det pranë bregut të Libisë përpara se ata të kalonin javë të tëra duke kërkuar një port për t'i pranuar ata. Anija u ankorua në orën 8:50 të mëngjesit. Franca nuk kishte lejuar kurrë më parë një anije shpëtimi që transportonte emigrantë të zbarkonte në bregdetin e saj, por këtë herë e bëri sepse Italia u kishte refuzuar hyrjen.