Top News – Italia ‘po vdes’, rekord negativ lindjesh / Gratë nuk gjejnë dot ekuilibrin punë-mëmësi
27/10/2023 12:48

Lindjet në itali duket se do të shënojnë një rekord të ri të ulët, këtë vit, sipas të dhënave paraprake që nënvizojnë edhe një krizë demografike në thellim të vendit. Mes janarit dhe qershorit kishte 3500 lindje më pak se në të njëjtën periudhë të 2022-shit, tregojnë të dhënat nga byroja kombëtare e statistikave Istat. Në 2022 në tërësi, lindjet ranë me 1.7 për qind, duke shkuar në 393000, rënia e 14 radhazi kjo dhe numri më i ulët i lindjeve që nga bashkimi i vendit në 1861. Kryeministrja Giorgia Meloni, këtë muaj, akordoi 1 miliardë euro për masa që kanë si qëllim të adresojnë krizën, të shkaktuar pjesërisht nga vështirësitë e grave italiane për të kombinuar punën me mëmësinë dhe konsideroi shpalljen e një emergjence kombëtare për ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës. Popullata në tkurrje dhe në plakje con në rënie të produktivitetit dhe kosto më të larta sociale në një vend që ka aktualisht faturën më të lartë të pensioneve shtetërore në organizatën për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik me 38 vende. ISTAT tha në raportin e saj se bazuar në të dhënat nga janari deri në qershor, shkalla e lindshmërisë në 2023-shin me gjasë do të bjerë në 1.22 fëmijë për një grua, nga 1.24 që ishte një vit më parë. Shkalla e lindshmërisë është më e lartë mes emigrantëve ndërsa mes grave me shtetësi italiane ajo ishte vetëm 1.18 për qind në 2022. Të dhënat e tjera treguan se mesatarisht, gratë në itali lindnin fëmijën e parë të tyre në moshën 31 vjecare dhe se vitin e kaluar 41.5 për qind e bebeve ishin lindur nga gra të pamartuara.

Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31