Top News – Italia ‘nën sulm’, 007 lëshojnë alarmin / Po vijnë 700 mijë emigrantë nga Libia
12/03/2023 12:02

Më shumë se 685 mijë emigrantë nga Libia janë gati të nisen drejt brigjeve italiane. Alarmi është lëshuar nga 007-at e vendit fqinj. Shifra është publikuar në një raport për emigracionin që i dërgohet cdo javë qeverisë. Ndërkohë, edhe dy trupa të tjerë të pajetë janë gjetur në det pas tragjedisë së dy javëve më parë pranë brigjeve të Cutro-s. Bëhet fjalë për një fëmijë të mitur dhe një burrë. Ndërkohë më herët, 1 mijë emigrantë të ndarë në tre varka të tejmbushura, zbarkuan të sigurt në dy porte italiane të shtunën. Tragjedia e fundit me migrantë në Itali, e cila ndodhi më 26 shkurt në brigjet e Kalabrisë, ka ngjallur kritika të ashpra ndaj qeverisë së krahut të djathtë të udhëhequr nga kryeministrja, Giorgia Meloni, për dështimin e saj për të ndërhyrë në kohë për të shpëtuar varkën. Roja bregdetare tha të shtunën se pas një operacioni të madh shpëtimi që filloi të premten, u shpëtuan mbi 1.000 migrantë, ku tri varka u kapën duke u larguar nga brigjet në jug të Italisë. Varka e parë kishte 487 migrantë në bordin e saj, të cilët sipas rojës, u sollën në mënyrë të sigurt në Crotone rreth orës 02:00 të mëngjesit të 11 marsit. Në varkën e dytë ishin rreth 500 migrantë të tjerë që zbarkuan në portin e Reggio Calabrias. Ndërsa varka e tretë kishte 379 persona, të cilët u shpëtuan nga dy anije patrullimi të rojës bregdetare dhe migrantët u transferuan në një anije të marinës të drejtuar për në portin sicilian Augusta. Kryeministrja italiane kishte premtuar më herët se do t’i japë fund migrimit të parregullt detar, si mënyrë për të parandaluar më shumë tragjedi. Ajo madje u dërgoi edhe një letër liderëve evropianë duke iu kërkuar veprim të shpejtë për të zgjidhur problemin afatgjatë të kontinentit me migrantë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55