Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një vizitë zyrtare në Romë, ku u prit nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani. Në një postim në platformën X, kryediplomati Hoxha theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, të ndërtuara mbi lidhje historike, miqësi të ngushtë mes dy popujve dhe një vizion strategjik të përbashkët për të ardhmen.