Top News – Italia, kthesë të fortë djathtas / Një kryeministre femër për herë të parë
26/09/2022 12:01

Liderja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet në Itali dhe pritet të bëhet kryeministrja e parë grua e këtij vendi. Meloni pritet të formojë Qeverinë më djathtiste të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe kjo pritet të ngrejë alarmin në pjesën më të madhe të Evropës, pasi Italia është ekonomia e tretë më e madhe në Bashkimin Evropian. Megjithatë, pas votimeve, Meloni tha se partia e saj, Vëllezërit e Italisë, do të “qeverisë për të gjithë” dhe nuk do të tradhtojë besimin e popullit. “Italianët kanë dërguar mesazh të qartë në favor të një qeverie të krahut të djathtë të udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë”, tha ajo për gazetarët. Sipas rezultateve paraprake, Meloni pritet të fitojë deri në 26 për qind të votave, duke lënë pas rivalin më të afërt Enrico Letta, nga qendra e majtë. Aleanca e ekstremit të djathtë e Melonit, që përfshin edhe partinë djathtiste Lega Nord e Matteo Salvini dhe partinë e qendrës së djathtë Forca Italia të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, duket se do të ketë kontrollin edhe të Senatit dhe të Dhomës së Deputetëve, me rreth 44 për qind të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Megjithatë, rezultati i partisë së saj tregon se aleatët e saj kanë patur një performancë të dobët në zgjedhje, me partinë e Salvinit që ka fituar 9 për qind të votave, ndërkaq partia e Berlusconit ka rënë nën këtë shifër.

Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46
Top Channel/ Arrestimet për call centera-t, DW: Gjermania kishte vite që hetonte!
04/11 11:45
Top News – Pasuria dhe familja e Trump në hetim / Shënjestra e parë e demokratëve pas fitores
04/11 11:40
Top News – Senatori i parë mysliman në SHBA / Demokrati Abdul El Sayed fitoi në Miçigan
04/11 11:39
Top News- Amerikanët ‘rrëzojnë’ Trumpin / Demokratët fitojnë, presidenti mohon përgjegjësinë
04/11 11:13