Kryeministri Edi Rama u prit në Palazzo Chigi nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, ku u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm, në kuadër të së cilës Meloni u shpreh se do të ngrihet një qëndër pritjeje për refugjatët në Shëngjin. Kjo marrëveshje vjen pas tentativave të dështuara të Italisë për një dakordësi të ngjashme me Tunizinë.