Top News – Italia e Kroacia në alarm të kuq / Valë tjetër të nxehti në Evropë, përzhitet kontinenti
01/07/2026 14:36

Evropa po përgatitet për një valë tjetër të nxehti, ndërsa paralajmërimet për nxehtësi përvëluese u lëshuan në të gjithë Italinë dhe në Kroaci. Kjo vjen vetëm disa ditë pasi temperaturat e larta shkaktuan qindra vdekje në të gjithë kontinentin. Për Evropën Perëndimore, ku kushtet e nxehtësisë janë zbutur disi, nxehtësia ka të ngjarë të rritet përsëri javën e ardhshme. Paralajmërimet e kuqe për të nxehtin janë tani në fuqi në 25 nga 27 qytete në Itali, nga Bolzano në veri deri në Palermo në ishullin e Siçilisë në jug. Paralajmërimi për mot ekstrem ka përfshirë edhe Kroacinë, me alarme që mbulojnë kryeqytetin Zagreb dhe vendet e nxehta turistike Dubrovnik dhe Split. Të hënën, dhjetëra zjarrfikës dhe katër avionë luftuan një zjarr të madh në ishullin turistik Vis, 55 km në jugperëndim të Splitit. Në Serbinë fqinje, temperaturat mund të rriten deri në 39 gradë Celsius, tha të martën Shërbimi Hidrometeorologjik Shtetëror. Ishujt Kanarie janë të përgatitur për mot më intensiv gjatë ditëve në vijim. Temperaturat e larta deri në 40 gradë celcius do të shoqërohen nga erëra të forta. Britania është paralajmëruar gjithashtu për një valë të dytë të të nxehtit që po vjen, me temperaturat që do të arrijnë në 33 gradë Celsius. Edhe pjesë të Portugalisë janë vendosur në alarm të kuq për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për ditët në vijim, pasi u kursyen nga vala e fundit e të nxehtit në Evropë. Agjencia e motit IPMA tha se rajonet e Lisbonës dhe Setubalit në bregdet do të jenë në alarm të kuq për temperatura të larta të enjten me temperaturat që do të arrijnë deri në 44 gradë celcius në disa vende. Rekordet e të gjitha kohërave janë thyer në Gjermani, Poloni, Republikën Çeke, Sllovaki dhe Hungari, ndërkohë britania e madhe dhe zvicra ka parë qershorët më të nxehtë në histori.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55