Top News/ Italia ‘divorc’ me Kinën… / Largohet nga nisma kineze ‘Brezi dhe Rruga’
07/12/2023 13:05

Italia do të largohet prej Iniciativës kineze Brezi dhe Rruga, ka konfirmuar Qeveria e këtij vendi. Administrata e kryeministres italiane, Giorgia Meloni ka njoftuar tashmë Pekinin që do t’i japë fund pjesëmarrjes në iniciativë. Italia ka qenë vendi i vetëm i madh i Perëndimit që ka qenë pjesë e iniciativës qysh prej vitit 2019, një prej projekteve më ambicioze të Kinës në fushën e tregtisë dhe infrastrukturës. Ky vendim ishte kritikuar prej Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve tjera. E prezantuar nga presidenti kinez, Xi Jinping, më 2013, Brezi dhe Rruga synon investim në vlerën 1 trilion dollarë rreth Azisë dhe Evropës. Në projekte përfshihen hekurudha të reja dhe porte detare, me qëllim lidhjen e Evropës me Kinën dhe me pjesë të tjera të Azisë. Mirëpo, iniciativa është kritikuar prej fillimit nga SHBA, si shembull i “diplomacisë që fut shtetet në kurth, përmes borxheve”. Uashingtoni ka thënë se planet e Kinës kanë të bëjnë me projekte të paqëndrueshme dhe të pamundshme financiarisht për shumë vende, duke rënë kështu në kurthin e Pekinit. Nëse do të shkëputej, kontrata me Italinë ka pasur një pikë që parashikonte vazhdim automatik të kontratës në mars të vitit të ardhshëm. Muaj më parë, Meloni e ka quajtur vendimin e Qeverisë paraprake si “gabim serioz” dhe ka dhënë shenja se synon të largohet prej iniciativës. Megjithatë, zyrtarë aktualë qeveritarë kanë thënë se synojnë të mbajnë marrëdhënie të mira me Kinën, pavarësisht vendimit.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21