Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka kritikuar vendimin e Rusisë për të mos zgjatur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila i lejonte Ukrainës të eksportonte drithërat e saj gjatë luftës së shkaktuar nga pushtimi i Moskës. “Vendimi i Rusisë për të ndërprerë marrëveshjen e drithërave është një provë e mëtejshme se kush është miku dhe kush është armiku i vendeve më të varfra”, tha Meloni vonë të hënën, “udhëheqësit e atyre vendeve që nuk duan të bëjnë dallimin midis sulmuesit dhe të sulmuarit duhet të reflektojnë”.