Top News – Itali, mjekët veshje mbrojtëse me fotografitë e tyre të vendosura mbi to
18/12/2020 16:33

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Itali kanë gjetur një mënyrë origjinale për të siguruar pacientët e tyre të prekur nga koronavirusi. Mjekët dhe infermierët, në njësinë e kujdesit intensiv në një spital në Prato, veshin veshje mbrojtëse me fytyrat e tyre të vendosura mbi to, në mënyrë që pacientët t’i njohin dhe të jenë më të qetë. E gjithë kjo, sipas stafit, bëhet pasi ata ofrojnë asistencën në njësinë e kujdesit intensiv dhe pacientët, shpesh në gjendje të rënduar, nuk arrijnë t’u shohin fytyrën dhe as të dallojnë njërin nga tjetri. Ndaj stafi ka menduar, që nëse pacientët do të mund t’i shihnin fytyrat e tyre, pa rrezik infektimi, gjithçka do të ishte më e lehtë. “Për shkak të dehumanizimit në jetën e përditshme, në një repart shumë delikat, që ka të bëjë me Covid-in, marrëdhënia me pacientin është bërë shumë e vështirë. Kjo ide, që duket thelbësore në shikim të parë, ka qenë në fakt revolucionare dhe ka ndikuar në përmirësimin e marrëdhënies sonë”, shprehen nga stafi mjekësor. Spitalet në Itali janë vendosur sërish nën presion për shkak të shifrave në rritje të infektimit në vend. Ndonëse mjekët thonë se kjo valë e dytë është e ndryshme, krahasuar me valën e parë, sepse ata janë më të përgatitur, puna është ekstremisht e vështirë.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57