Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi u kapën duke transportuar kokainë me automjetin e tyre. Mediat italiane bëjnë me dije se fillimisht ata hodhën një kavanoz nga dritarja dhe nxituan t’ia mbathin nga vendin e ngjarjes. Policia u vu pas tyre dhe më pas i arrestoi. Të dy të rinjtë figurojnë më precedentë të mëparshëm penalë. Në momentin e arrestimit, ata kanë deklaruar se përshpejtuan lëvizjet për shkak të frikës nga sanksionet për shkeljen e masave anti-COVID.