Top News – Itali, 30 vjet nga eksodi masiv/ Rama dhe Di Maio, memoria e 6 marsit 1991
05/03/2021 21:16

Kryeministri Rama zgjodhi të bëjë një vizitë dyditore në Itali, në përkujtim të 30 vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve. Rama është pritur pasditen e kësaj të premteje në Bari nga ministri i Jashtëm i Italisë Di Maio dhe Guvernatori i rajonit të Puglias, Michele Emiliano. Në fjalën e tij ministri italian i Jashtëm Luigi Di Maio u shpreh se ato pamje të marsit 1990 do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në kujtesën kolektive të të gjithë Italianëve. "Fillimi i viteve 1990 ishte një periudhë ndryshimesh dramatike për Shqipërinë. Shembja e asaj që kishte mbetur nga regjimi komunist dhe ekonomia e dobët i shtyu mijëra shqiptarë, veçanërisht të rinjtë dhe më të arsimuarit, të largoheshin, të emigronin dhe të fitonin lirinë që iu ishte mohuar për shumë kohë. Imazhet e atyre ditëve, turmat e grumbulluara në anije, do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në kujtesën kolektive të të gjithë Italianëve. Shqiptarët, pasi u përballën me një lundrim sa të shkurtër, aq edhe të pabesë, mbërritën në Itali të rraskapitur” Kryeministri Edi Rama u shpreh se shqiptarët nuk do t'i harrojnë kurrë bujarinë e jashtëzakonshme italiane. "Ato momente të vështira që vënë në provë miqësinë e vërtetë. Janë tashmë 30 vite kur shqiptarët erdhën në këtë anë të detit. Në këto 30 vite ndodhën shumë gjëra por ishte shumë e madhe bujaria e Italisë. Kjo periudhë e historisë sonë nuk do të harrohet kurrë. Uroj që ju të mos keni nevojë kurrë për ne por sa herë të keni nevojë ne do të jemi aty për ju. Gjysmë milioni shqiptarë janë sot në Itali dhe kontribuojnë çdo ditë në këtë shtet. Për ne siç na vjen natyrshëm italishtja është gjuha jonë e dytë dhe ne jemi përpara të gjithë studentëve të tjerë, holandezë apo italianë. Kjo është bërë e gjithë e mundur për shkak të shpirtit italian"

Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49