Islandezët kanë votuar për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian, raportuan mediat vendase të dielën, duke hedhur poshtë një shtytje të qeverisë për të rihapur bisedimet e anëtarësimit dhe duke u rreshtuar me ata që thanë se ujërat e peshkimit të Islandës ishin shumë të rëndësishme për t'u rrezikuar. Një votë "jo" e zhgënjen Brukselin, pasi disa zyrtarë e kishin cilësuar Islandën si një rast me rrezik të ulët që mund të ndihmonte në zbutjen e skepticizmit ndaj zgjerimit të BE-së dhe të forconte strategjikisht bllokun kur siguria e Arktikut është në fokus. Qeveria islandeze kishte hartuar planin e saj të anëtarësimit si një moment "tani ose kurrë". Mbrojtësit e votës "po" kanë thënë se anëtarësimi në bllok mund të lehtësojë normat e larta të interesit dhe të ofrojë më shumë siguri në një botë të trazuar nga lufta në Ukrainë dhe retorika e Presidentit amerikan Donald Trump për aneksimin e një ishulli tjetër në arktik, Grenlandës. Mbështetësit e votës kundër thanë se anëtarësimi në BE do të kërcënonte sovranitetin dhe ujërat e peshkimit të ishullit.