Franca ka konfirmuar rastin e parë me virusin Ebola në territorin e saj. Bëhet fjalë për një mjek që ishte kthyer nga një mision humanitar në Republikën Demokratike të Kongos, vend që po përballet me një shpërthim të rëndë të sëmundjes. Sipas Ministrisë franceze të Shëndetësisë, mjeku u izolua dhe u dërgua menjëherë në një qendër të specializuar trajtimi. Autoritetet bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.