Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Fier, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën si pasojë zjarrit që përfshiu banesën e tij në lagjen “Çlirim”. Viktima është identifikuar si Flamur Braçe, 74 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë dhe ishte i paralizuar. Flakët kanë përfshirë banesën, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur tre automjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe kontrollin e situatës. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, në banesë është gjetur trupi i pajetë i 74-vjeçarit. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit. Pasditen e së dielës një zjarr ra edhe në Ndërnënas të Libofshës i cili mori përmasa marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore të fermerëve. Flakët përfshinë përfshirë edhe parcela të kultivuara me ullinj, por u fik nga ndërhyrja e zjarrfikësve.