Jennifer Aniston është rrëfyer për jetën e saj personale dhe ka shpjeguar se sa shumë është ndikuar nga divorci i prindërve të saj. Aniston është shprehur se duke parë marrëdhënien e vështirë të prindërve të saj kur ishte fëmijë, ka ndikuar që të mos e priste kurrë me padurim të krijonte një familje të saj. “Të shikoja marrëdhënien e familjes sime nuk më bëri të shkoja ‘oh, mezi pres ta bëj edhe këtë’. Për mua, marrëdhëniet kanë qenë gjithmonë pak të vështira. Isha vërtet e vetmuar”, ka treguar ylli i hollivudit.