Një gjykatë siriane dënoi të martën me vdekje liderin e rrëzuar Bashar al-Assad, pas një gjykimi në mungesë, duke e shpallur fajtor për krime që përfshijnë vrasje, tortura dhe arrestime arbitrare gjatë luftës gati 14-vjeçare të vendit. Ky ishte dënimi i parë ndaj Assadit, i cili u rrëzua nga pushteti gjatë një ofensive të rebelëve në dhjetor të vitit 2024, që i dha fund sundimit të hekurt disa dekadësh të familjes së tij mbi Sirinë, si dhe luftës brutale që vrau qindra mijëra sirianë.