Top News – Ish-polici i burgjeve kërkon lirinë/ U arrestua pas rrëfimit të vëllezërve Beqiraj
25/03/2023 22:59

Pëllumb Hoxha dhe Flamur Bejko I janë drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për lirim nga qelia, teksa janë të arrestuar që prej tetorit 2022. Ata kundërshtojnë masën e sigurisë “arrest me burg”, duke kërkuar që të lirohen edhe ata, njësoj me 6 të arrestuar të tjerë në kuadër të mega-operacionit “Porositësi” që janë të liruar tashmë nga Gjykata e Durrësit. Në tetor 2022, Policia e Durrësit do të finalizonte një operacion me 14 të arrestuar, mes të cilëve ish-polici I burgjeve Flamur Bejko, dhe me 5 të shpallur në kërkim, mes të cilëve Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, ose I njohur ndryshe si Rrumi I Shijakut. Zbërthimi I këtij grupi kriminal erdhi pasi grupi I Rrumit të Shijakut mori peng në Autostradën Durrës-Tiranë dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj, por të rrethuar nga Policia, u detyruan të largoheshin në këmbë dhe t’I lironin pengjet. Dy vëllezërit vendosën të bëheshin të penduar të drejtësisë, duke zbuluar porosi për disa vrasje që kishin marrë nga Kasandër Noga, I arrestuar në Belgjikë, nëpërmjet Kevin Zenelit alias Suçi. Ata rrëfyen që një nga këto porosi ishte vrasje gabimisht e Erion Çelës në Don Bosko, që sipas tyre ishte realizuar nga Kevin Zeneli, ku në fakt synohej të eleminohej Geron Hasanbelliu, rivali I përjetshëm I Kasandër Nogës. Ekzekutimi I Arbën Mërkurit apo siç njihej ndryshe me emrin Maneci ishte një tjetër vrasje mafioze që u zbardh pjeserisht nga vëllezërit Beqiri, por duke pretenduar sërish se autori kryesor ka qenë Kevin Zeneli dhe se ata ishin tërhequr.

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12