Top News/ Ish ministri polak nis grevën e urisë në qeli / Qeveria e re ‘luftë’ kundër të vjetrës
10/01/2024 14:56

Ish ministri i brendshëm polak, Marius Kaminski, i cili u arrestua dhe u dërgua në qeli të martën, pas një dënimi për abuzim me pushtetin në rolin që mbante më herët, ka nisur një grevë urie. “Unë deklaroj se e trajtoj dënimin tim, një akt të pastër hakmarrjeje politike”, tha Kaminski në një deklaratë të lexuar nga ish zëvendësi i tij, në një konferencë për shtyp para zyrës së kryeministrit. “Si një i burgosur politik, unë nisa grevën e urisë që nga dita e parë e burgosjes time”, vijon deklarata. Policia hyri në pallatin presidencial të Polonisë për të arrestuar dy prej ish drejtuesve të saj të martën, duke ekzekutuar një urdhër gjykate për arrestimin e ish ministrit të brendshëm dhe ish zëvendësit të tij, në një përplasje të përshkallëzuar mes shefit të shtetit dhe qeverisë së re. Pasi fitoi pushtetin në tetor, kryeministri Donald Tusk, një ish zyrtar i lartë i BE-së, premtoi se do të zhbënte politikat e paraardhësve të tij që përballen me akuza për cënim të demokracisë gjatë 8 viteve të qëndrimit të tyre në pushtet. Burgosja e dy ligjvënësve, Kaminskit dhe ish zëvendësit të tij, Maciej Vasik, ishte edhe goditja më e fundit në një përplasje që me gjasë do të jetë vetëm një nga të shumtat gjatë një periudhe bashkëjetese në të cilën qeveria dhe presidenti i përkasin kampeve të kundërta politike. Me qindra protestues u mblodhën të martën para pallatit presidencial, nën organizimin e partisë ligj dhe drejtësi, pjesë e të cilës janë dy të arrestuarit.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04