Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi është paraqitur mëngjesin e së enjtes në ambientet e Prokurorisë së Posaccme, ku ka qëndruar për rreth një orë. Elvis Roshi u pyet nga prokurorja Enkeleda Minollaj dhe në përfundim, Roshi u largua nga ambientet e SPAK pa dhënë asnjë prononcim për mediat, ndërsa u kujdes që mos dukej në kamera. Mësohet se SPAK është duke hetuar për abuzime me tenderat publik në bashkinë e Kavajës, gjatë kohës që ky institucion drejtohej nga Elvis Roshi.