Një aksident i rëndë u shënua mesditës e kësaj të mërkure në Llogara, ku ish kryebashkiaku i Himarës Vasil Ballano, përplasi me automjetin e tij një djalë të mitur. Aksidenti ndodhi rreth orës 17.00 pranë fushës së sportit, ku 17 vjecari Elio Hamiti ishte duke kaluar rrugën për të shkuar tek lokali i gjyshes së tij, kur papritur u përplas nga një automjet tip benz. Hamiti mori lëndime të rënda në kokë dhe në organet e brendshme dhe u nis drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Burimet bëjnë me dije se 17 vjecari ka pësuar “poli traumë” dhe ndodhet në koma.