Ish kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është lënë në masën e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme. Berberi kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, duke ofruar edhe garanci pasurore, por argumentet e mbrojtjes nuk e kanë bindur trupën gjykuese. Ish zyrtari i lartë qëndron në paraburgim që prej 14 marsit të vitit 2024, ndërsa po gjykohet me procedurë të shkurtuar.