Babai i Ervis Martinaj, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet me sekuestrimin e pronave tw djalit të tij. Seanca u shty sërish për shkak të mungesës së dy avokatëve mbrojtës. Pas daljes nga gjykata, Mustafa Martinaj deklaroi se nuk ka asnjë zhvillim nga autoritetet për zbardhjen e zhdukjes së Ervis Martinaj.