Bankers Petroleum, kompania që prej vitit 2004 menaxhon fushën më të madhe naftëmbajtëse në Shqipëri, në 15 vite aktivitet ka paguar për shfrytëzimin e nëntokës sonë vetëm dy vite taksa. Për 13 vitet e tjera, Bankers ka shmangur detyrimin përmes një klauzole në kontratë që i njeh të drejtën të mos paguajë tatim fitim pa nxjerrë lekët e investimeve. E më këtë, Bankers ka shmangur të paktën 400 milionë euro që do të hynin në arkat e shtetit. Ky fakt u denoncua edhe në parlament një ditë më parë nga ish zv kryeministri Erjon Brace.