Top News – Ish-bashkëshortja e Bezos-it, 4 miliardë dollarë donacione
16/12/2020 12:39

MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos ka dhuruar më shumë se 4 miliardë dollarë për bankat e ushqimit dhe fonde të tjera humanitare në katër muaj. Në një postim në mediat sociale, ajo tha se donte të ndihmonte amerikanët që po përjetojnë vështirësi për shkak të pandemisë. Scott është personi i 18-të më i pasur i botës, pasi ka parë që pasuria e saj të rritet me 23.6 miliardë dollarë këtë vit duke shkuar në gjithsej 60.7 miliardë dollarë. Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga Bezos, që është edhe njeriu më i pasur në botë dhe shefi ekzekutiv i amazon. Shumëkush e ka duartrokitur gjestin e saj, veçanërisht për shkak të shumës së madhe që ka dhuruar. Edhe vetë Jeff Bezos, ka qenë këtë vit shumë aktiv me filantropinë, duke premtuar 10 miliardë dollarë donacione për çështje të lidhura me ndryshimet e klimës. Dhe në fakt, këtë vit ka patur një numër relativisht të lartë mega donacionesh pasi persona të famshëm, yje sporti dhe liderë biznesi kanë reaguar ndaj pandemisë së koronavirusit dhe kauzave të tjera. Bill Gates dhe bashkëshortja e tij, Melinda kanë premtuar 305 milionë dollarë për vaksinat dhe trajtimet e tjera. Ndërsa Mark Zuckerberg dhuroi 300 milionë dollarë për të mbrojtur zgjedhjet amerikane. Në qershor, Michael Jordan, legjenda e basketbollit tha se do të dhuronte 100 mijë dollarë për lëvizjen jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi dehe kauzat e padrejtësisë sociale përgjatë dekadës në vijim.

Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59
Top Channel/ Zelensky paralajmëron Europën: Nëse Ukraina bie, do t`ju vijnë 20 milionë refugjatë!
17/10 11:33
Top Channel/ Sulme brutal nga kolonët izraelitë, gazetarja: Kisha treguar dhunën ndaj palestinezëve!
17/10 11:33
Top Channel/ Trump pezullon sanksionet ndaj Rusisë, Moska godet Ukrainën me 332 dronë dhe raketa!
17/10 11:22
Top Channel/ Reuters: “Shtëpia e Bardhë kufizoi Starlink për Ukrainën”, vjen reagimi!
16/10 11:40
Top Channel/ “Shpërthen” dhe Italia: Greva e protesta, e sotmja “ditë zemërimi” nga nxënës e mësues!
16/10 11:08