Donald Trump vijon të japë sinjale të mikluara në lidhje me të ardhmen e luftës me Iranin. Pas deklaratave se lufta po shkonte drejt fundit, madje duke përmendur edhe një afat trejavor për përfundimin e saj, Presidenti amerikan u është rikthyer paralajmërimeve ndaj Teheranit. ‘Po nuk pati ujdi, do të godasim aq egërsisht dhe në të njëjtën kohë të gjitha impiantet e tyre të prodhimit të energjisë elektrike. Në dy apo tre javët e ardhshme do t’i godasim me ashpërsinë më të madhe. Do t’i rikthejmë në Epokën e Gurit, aty ku e kanë vendin”, deklaroi Trump. Trump shmangu komentet shtesë për deklaratën e bërë të mërkurën, ku tha se SHBA po vlerësonte seriozisht tërheqjen nga NATO. Megjithatë, në deklaratë shënjestroi me tallje dhe ironi presidentin francez, Emanuel Macron.