Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka kërcënuar të mbyllë "të gjitha korridoret e tjera të eksportit që u sjellin dobi SHBA-ve dhe aleatëve të saj", raportoi media iraniane, pasi Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit dhe SHBA-të rivendosën një bllokadë detare të porteve iraniane. "Eksportet rajonale të energjisë ose ndahen nga të gjithë, ose u mohohen të gjithëve", tha Garda revolucionare në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA e Iranit.