Top News/ Irani sulmon Izraelin/ 200 raketa drejt Tel Avivit, hakmarrje për Hezbollah
01/10/2024 21:41

Hapësira ajrore e Izraelit u skuq mbrëmjen e të martës nga qindra raketa balistike që Irani lëshoi në shënjë hakmarrje ndaj izraelit për vrasjen e liderit të Hezbollah. Sirenat e alarmit kumbuan në rrugët e kryeqytetit ndërsa banorët nxituan drejt vendstrehimeve. Sulmi me raketa zgjati disa minuta duke shkaktuar frikë e panik tek izraelitët. Por mbrojtja ajrore e Izraelit arriti të neutralizojë sulmin. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se kërcënimi nga raketat iraniane përfundoi dhe se të gjithë banorët mund të dalin nga vendstrehimet. Ai sqaroi se nga sulmi nuk pati viktima ndërsa paralajmëroi pasoja për Iranin. “Do të ketë pasoja për sulmin. Kemi plane dhe do të veprojmë sipas kohës dhe vendit që ne përcaktojmë”, shtoi zëdhënësi. Sipas radios së ushtrisë izraelite, gati 200 raketa u lëshuan nga Irani drejt Izraelit. Nga sulmi u anuluan të gjitha futurimet ndërsa u mbyll dhe hapësira ajrore. Veprim që e ndërmori dhe Jordania më herët. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, dëshmitarët thanë se panë të rrëzohen mbi hapësirën ajrore të Jordanisë disa nga raketat e nisura, ndërsa dhjetëra të tjera vazhduan lëvizjen drejt Izraelit.

Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07
Top Channel/Raketat ruse, Varshava në alarm:“Ranë pranë zonës ku NATO po mbante stërvitje ushtarake!
21/11 12:05
Top Channel/ Kanabisi, studimi i ri: Probleme mendore, sidomos te gratë dhe të rinjtë!
21/11 12:04
Top Channel/ Japonia provon taksinë ajrore/ Një pasagjer fluturon pa pilot në bord
21/11 11:39
Top Channel/ Britania drejt BE-së pas një dekade, marrëveshja e re ndez debatet për rikthimin
20/11 23:20