Irani ka sulmuar disa anije që po kalonin në në Ngushticën e Hormuzit, ku sipas raportimeve ndërkombëtare 2 prej tyre ishin me flamuj inidan. Menjëherë pas incidentit, autoritetet në Nju Delhi kanë thirrur ambasadorin e Iranit për sqarime. Sekretari i Jashtëm i Indisë zhvilloi një takim me ambasadorin iranian, ku shprehu shqetësimin e thellë mbi incidentin. Ministria e Jashtme indiane theksoi rëndësinë e garantimit të sigurisë për anijet tregtare dhe ekuipazhet që lundrojnë në këtë korridor strategjik.