Top News – Irani sfidon fuqitë ndërkombëtare/ Shkel marrëveshjen, nis pasurimin e uraniumit
04/01/2021 14:08

Irani rinisi pasurimin e uraniumit në masën 20%, shkelje më e fortë kjo që republika islamike i bën marrëveshjes bërthamore me fuqitë globale të arritur në 2015-tën. Vetë zëdhënësi i qeverisë Ali Rabiei e pohoi se procesi ka nisur tashmë në kompleksin nëntokësor Fordo. Uranium i pasuruar mund të përdoret për të prodhuar karburant për reaktorët, por edhe bomba atomike. Uranium i pasuruar për bomba të tilla kërkon pastërti 90%. Që kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja nukleare dhe rikthyen sanksionet, Irani gjithashtu është tërhequr nga disa angazhime të marra në kuadër të këtij pakti. Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe nuk i kanë pranuar argumentet e Teheranit, por janë përpjekur megjithatë ta shpëtojnë marrëveshjen përmes dialogut. Shtetet e Bashkuara sakaq kanë vendosur ta mbajnë praninë në Gjirin Persik për shkak të kërcënimeve nga regjimi i ajatollahëve. Petangoni njoftoi se aeroplanmbajtësja amerikane USS Nimitz do të vazhdojë të mbetet në zonë. Deklarata erdhi në përvjetorin e parë të vrasjes së gjeneralit te fuqishëm Iranian, Kasem Sulejmani, dhe udhëheqësit të një milicie të fuqishme shiite irakiane gjatë një sulmi me dronë të Shteteve të Bashkuara pranë aeroportit të Bagdadit.

Top News- Dhunë e kaos në Meksikë, vdekja e bosit të drogës sjell kaos e vrasje masive
23/02 22:14
Top Channel/ Vdekja e bosit të drogës ‘El Mencho’, vriten 25 anëtarë të Gardës Kombëtare
23/02 21:42
Top Channel/ Kaos në Meksikë, eliminohen 25 ushtarë, rrezikohet Botërori
23/02 20:01
Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Konjufca, në krye të dialogut me Serbinë: Procesi i kalon MPJ-së!
23/02 15:23
Top News – Rusia ‘shpall’ fitoren në Ukrainë / Banderolë në ambasadën ruse, proteston Koreja e Jugut
23/02 15:01
Top News – Të fortët shkelin ligjin ndërkombëtar / OKB dënon rritjen globale të ‘sundimit të forcës’
23/02 14:54
Top News – Hungaria bllokon sanksionet për Rusinë / BE e zemëruar, Macron kërkon të rritet presioni
23/02 14:46
Top News – SHBA tërheq trupat nga Siria / Autokolona me kamionë dhe mjete të blinduara
23/02 14:43
Top News – Në shkollë me makinat e xhandarmërisë / Uji i përmbytjeve s’është tërhequr ende në Francë
23/02 14:37
Top News – Të hiqet nga linja e trashëgimisë së fronit / Australia kundër vëllait të mbretit Charles
23/02 14:32
Top News- Grenlanda i thotë Trumpit: ‘Jo faleminderit’/ Refuzon ofertën për dërgimin e anijes spital
23/02 12:40
Top News – ‘Putin ka nisur Luftën e III Botërore’/ Zelenski flet për BBC: Duhet ndaluar me çdo kusht
23/02 12:40
Top News – Armada e Trumpit rrethon Iranin / Eskorta e USS Gerald Ford në Mesdhe, ‘do mbrohemi’
23/02 12:30
Top Channel/ Zelensky për BBC: “Lufta e tretë botërore ka nisur, Putin duhet ndaluar”!
23/02 12:08
Top News – Kaos në Nju Jork, stuhi masive bore / Të gjithë mbyllen në shtëpi, ndalohen udhëtimet
23/02 11:58
Top Channel/ E bëri SHBA? Vrasja e El Mencho-s në Meksikë, mbështetje “inteligjence”!
23/02 11:57
Top Channel/ BE “dorëzohet” për Bordin e Paqes? Diplomatët europianë takohen me Mladenov!
23/02 11:56
Top News – ‘Jemi një superfuqi bërthamore’ / Kim Jong Un rizgjidhet udhëheqës i partisë
23/02 11:54
Top News – Triada bërthamore e Rusisë në fokus / Putin: Zhvillimi është një ‘prioritet absolut’
23/02 11:41
DIGITALB DIGITALB