Një avion luftarak F-35A i Forcave Ajrore Amerikane është detyruar të devijonte nga një mision luftarak mbi Iranin dhe të bënte një ulje emergjente në një bazë ajrore amerikane në Lindjen e Mesme, ka konfirmuar Pentagoni. Detajet e incidentit janë të pakta, por nga raportime pakonfirmuara dyshohet se avioni u godit nga sistemi iranian. një zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA-së ka konfirmuar se F-35 ishte “duke fluturuar për një mision luftarak mbi Iranin” kur u detyrua të bënte një ulje emergjente.